Merrni përditësime me email (oferta, fitime, informacione llogarie).
Aktivizo njoftimet në kohë reale në shfletues ose aplikacion.
Zgjidhni kombinimin tuaj prej 5–7 karakteresh!
Krijoni kombinimin e dëshiruar dhe rezervoni targën!
Në kombinimet e targave të personalizuara mund të përdoren karakteret zëvendësuese (ekuivalente të njëra-tjetrës), si më poshtë vijon:
Të drejtë aplikimi për t’u pajisur me targë të personalizuar ka çdo individ (i identifikuar me NID), dhe çdo subjekt (i identifikuar me NUIS aktiv), që ka në pronësi ose me qira financiare një automjet. Gjatë aplikimit, individi apo subjekti përcakton formatin e targës, bën përzgjedhjen e kombinimit të dëshiruar dhe plotëson të dhënat e detyrueshme në rubrikat përkatëse.
Aplikimi merret në shqyrtim nga sektori përkatës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Specialisti që merr në shqyrtim aplikimin vijon me verifikimet e nevojshme dhe merr aprovimin për klasifikimin e targës së kërkuar nga Komisioni i Censurës.
Nëse kërkesa i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara në Rregullore, specialisti jep aprovimin për vijimin e procedurës së pajisjes me targë të personalizuar. Aplikanti duhet të kryejë pagesën për tarifën e targës së personalizuar brenda 5 (pesë) ditësh nga dërgimi i faturës. Nëse kjo pagesë nuk do të kryhet brenda afatit të përcaktuar, porosia do të anulohet. Targa e personalizuar do të prodhohet vetëm pas marrjes së konfirmimit të pagesës.
Në rast se kombinimi i kërkuar bie në kundërshtim me kriteret e përmendura më sipër, aplikimi do të refuzohet nëpërmjet një përgjigje të argumentuar. Afati për trajtimin e aplikimit është 5 (pesë) ditë.
Komisioni i Censurës ka si funksion kryesor konfirmimin e klasifikimit të kërkesave për targa të personalizuara, si dhe censurimin e kombinimeve që bien në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në Rregullore. Komisioni i Censurës formohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm.
Për të marrë në dorëzim targën e personalizuar, aplikanti duhet të ketë në pronësi ose me qira financiare mjetin që do të pajiset me targën e rezervuar. Në rast se mjeti ka qenë i pajisur më parë me një targë të zakonshme, aplikanti duhet të dorëzojë paraprakisht këtë targë, për të marrë në dorëzim targën e re.
Koha për prodhimin e targës është 5 (pesë) ditë nga momenti i konfirmimit të pagesës.
Pas konfirmimit të pagesës, aplikanti ka të drejtë të marrë në dorëzim targën e tij të personalizuar në Drejtorinë Rajonale përkatëse brenda 1 (një) viti. Nëse rast se aplikanti nuk paraqitet për të marrë në dorëzim targën e tij brenda afatit, DPSHTRR ruan të drejtën të nxjerrë sërish në shitje kombinimin.
Pagesa e tarifës për pajisjen me targë të personalizuar i mundëson blerësit të drejta ekskluzive mbi targën, si dhe transferimin e saj nga një mjet në tjetrin. Për të transferuar një targë të personalizuar është e detyrueshme që mjetet rrugore ndërmjet të cilave kryhet transferimi t’i përkasin së njëjtës kategori mjeti (nga autovetura në autoveturë). Transferimi i targës së personalizuar mund të bëhet:
Ndalohet transferimi i targës së personalizuar në një mjet të çregjistruar në mënyrë të përhershme për të dalë jashtë përdorimi, tek një mjet historik Retro, ose tek një mjet i çregjistruar për eksport.
Gjithashtu, ndalohet transferimi i targës së personalizuar tek një pronar tjetër.
Në rastet kur mjeti i pajisur me targë të personalizuar shitet, dhurohet apo ndërron pronësi me ndonjë mënyrë tjetër të parashikuar nga Ligji, nuk do të lejohet ndërrimi i pronësisë së mjetit, nëse nuk është dorëzuar paraprakisht targa e personalizuar. Mjeti i shitur duhet të pajiset me targë të zakonshme për qarkullim dhe dokumente të reja qarkullimi.
Targa e personalizuar duhet të dorëzohet pranë DPSHTRR, me kërkesë të zotëruesit të saj, ku do të ruhet për një afat 1 (një) vjeçar. Nëse individi apo subjekti tregtar që ka blerë fillimisht targën e personalizuar nuk e transferon atë tek një mjet tjetër në pronësi të tij brenda këtij afati, DPSHTRR ruan të drejtën ta nxjerrë sërish në shitje këtë kombinim.
Në rast dëmtimi të targës së personalizuar, kur elementët përbërës të saj janë të dallueshëm, lejohet që të bëhet riprodhimi i tyre.
Në rast humbje, vjedhje, shkatërrimi të targës së personalizuar lejohet riprodhimi pasi të kryen procedurat e nevojshme sipas ligjit në fuqi (dorëzimin e dokumentit që vërteton humbjen, vjedhjen ose shkatërrimin, të lëshuar nga organet e policisë) dhe pas dorëzimit të targës për rastet e mungesës së njërës prej tyre. Për automjete do të riprodhohen të dy targat. Riprodhimi i targës të humbur, vjedhur apo të shkatëruar, do të kryhet një herë të vetme dhe ky kombinim nuk do mund të rishitet në rast humbje pas riprodhimit të parë.
Targat Më të Kërkuara - Bëni Ofertën Para Se të Ikin!
Gjeni përgjigje të shpejta për pyetjet më të zakonshme për ofertat, pagesat dhe pronësinë e targave.
Zbuloni targa unike dhe premium të disponueshme për ankion.
Bashkohuni në ankione live, vendosni ofertën tuaj dhe konkurroni për të fituar targën tuaj të preferuar.
Plotësoni pagesën dhe merrni certifikatën zyrtare të pronësisë
Gjithçka që duhet të dini për produktin dhe faturimin.
Is there a free trial available?
Yes, you can try us for free for 30 days. If you want, we’ll provide you with a free, personalized 30-minute onboarding call to get you up and running as soon as possible.
What is your cancellation policy?
You can cancel your subscription at any time with no hidden fees.
How does billing work?
We offer monthly and annual billing options. Charges are made automatically at the beginning of each cycle.
Can I change my plan later?
Absolutely. You can upgrade or downgrade your subscription at any time from your account settings.
Can other info be added to an invoice?
Yes, you can customize your invoices with company name, address, VAT number, and additional notes.
How do I change my account email?
To change your email, go to Account Settings > Profile and update your email address.
Nuk mund të gjeni përgjigjen që kërkoni? Ju lutemi bisedoni me ekipin tonë miqësor.